Mësimdhënësit shqiptarë po braktisin SASHK-un

Mësimdhënësit shqiptarë të cilët përkrahën Sindikatën për Arsim, shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe bojkotuan mësimin për disa javë me ç’rast rrezikuan edhe vendin e punës, ndjehen të tradhtuar nga kjo sindikatë dhe dale ngadalë fillojnë të tërhiqen.

“Kam qenë anëtarë i SASHK-ut mirëpo pas përfundimit të grevë dhe me marrëveshjen e pakuptimtë që u arrit mes saj dhe MASH-it u tërhoqa dhe më nuk jam pjesë e sindikatës. U vërtetova se kjo sindikatë nuk mbron interesat tona si mësimdhënës, por shikon interesin e vet politik”, tha për Portalb Ibrahim T, arsimtarë.

Pakënaqësi e madhe mbizotëron edhe në Tetovë, ku mësimdhënësi i shkollës fillore “Istikball”, Imerja Ademi thotë se nëse kërkesat nuk realizohen atëherë do të protestojmë ne vetë dhe do të tërhiqemi nga SASHK-u .

“Nuk jemi të kënaqur aspak, në emër të kolektivit flas dhe them se nuk dimë asgjë, a ka pasur bisedime të fshehta, a është marrëveshje politike, a është ndonjë kurth, ne nuk e dimë. Nga kërkesat tona, ato dy më kryesoret nuk u plotësuan, që do të thotë që nuk u arrit asgjë. Nuk e di se për çka ishim në grevë. Pse një ditë para protestës në mënyrë kaq të shpejtë u arrit kjo marrëveshje? Ka shumë pikëpyetje në këtë punë. Është herët të flitet mirëpo nëse kërkesat tona nuk realizohen atëherë do të protestojmë ne vetë dhe do të tërhiqemi nga SASHK-u nëse nuk reagon, sepse ashtu tregon se nuk i mbron interesat tona”, tha për Portalb, Ademi.

Gjithashtu edhe në komunën e Strugës, SASHK-u ka filluar me të madhe të humbasë anëtarët.

“Kolegët janë shumë të revoltuar. Unë bisedova me mësimdhënësit dhe ka reagime të shumta, sidomos nga ata që janë anëtarë të SASHK-ut. Mund të them se edhe një pjesë shumë e madhe e tyre kanë filluar të tërhiqen nga Sindikata”, tha për Portalb, drejtori i gjimnazit të Strugës “Ibrahim Temo”, Xheladin Muça.

Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), në komunën e Likovës dhe Kumanovës, Samet Jahiji po ashtu shprehet se askush në këto dy komuna nuk është i kënaqur me përfaqësimin e SASHK-ut.

“Ne ishim kundër ndërprerjes së grevës, do ta mbanim atë deri sa të plotësohen kërkesat, mirëpo edhe këtë radhë SASHK-u lëshoj pe. U premtua që në mars do bisedohet dhe do të plotësohen kërkesat mirëpo  edhe tani asgjë nuk u arrit. Kjo nuk është hera e parë që dikush premton diçka të cilën nuk e ka fare në plan ta zbatojë. Edhe në komunat tona është vërejtur tërheqje e madhe e anëtarëve nga SASHK-u pasi që sipas mësimdhënësve kjo sindikatë dështoi në realizimin e kërkesave të tyre”, tha për Portalb Jahiji.

Tani mësimdhënësit ende nuk e kanë të qartë se çfarë do të ndodh më dënimet e testimit ekstern, pasi që marrëveshja nuk ishte edhe aq e qartë.

Kurse nën brohoritjet “Mjaftë me heshtje” qindra arsimtar dhe anëtarë të Plenumit të arsimtarëve protestuan para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ata kanë kërkuar tërheqjen e ligjeve kontestuese nga reformat në arsim.

Ndërkaq kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov thekson se marrëveshja është rezultat i bisedimeve serioze mes SASHK-ut dhe MASH-it.

Nedelkov shtoi se kjo ndarje në radhët e mësimdhënësve askujt nuk i konvenon, dhe efekti përfundimtar mund të jetë edhe shkatërrimi i Sindikatës.

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. SASHKU asnjëherë nuk i ka mbrojtur të drejtat e arsimtarve sepse ajo krejtësisht është e politizuar në shërbim të pushtetit.Kjo ma së miri u pa në reagimin e SASHKUT kundër protestave të plenumit të arsimtarve dhe profesorve që u mbajtën të diellën në Shkup.Nedelkovi dhe klika e tij mbron interesat e qeveris Gruevski.Prandaj lufta jonë demokratike nuk duhet të ndalet,por të organizohemi më mirë sepse një gjë të tyllë, na garanton ligji dhe kushtetuta e Maqedonisë.

  2. Largimi dhe lëria rehat eshte puna me e lehte. Ata edhe ashtu do te ikin se bashku me Gruevskin po deri atehere ka masa tjera qe duhet ndermarre e ato jane te shumta si: Kerkese e doreheqjes se kryetarit, largimin e parevokueshem i puthadoreve, sahanlepiresve, leshpereve (per shqiptaret kerkoj ndjese per kete shprehje) apo sido qe t’ju themi kodosh, spiun e … , pastaj mase e nderprerjes se komunikimit me SASHK-un per nje, dy, tre apo aq muaj sa nuk i realizojne kerkesat e greves se 21 janarit 2015, mase ndeshkuese tjeter. Kam degjuar se ne disa shkolla kane sjelle vendime per ndales se dergimit te antaresise- te hollave ne regjion dhe ne SASHK per 1, 2 apo 3 muaj deri ne permbushjen e kerkesave te greves. Edhepse kjo mase nuk eshte parapare me statut edhe masat e mashtrimit dhe shkeljes se te drejtave te punetoreve te arsimit dhe shkeljes se te drejtave te femijeve 200.000 nuk eshte e lejuar me asnje konvente nderkombetare po ate e lejon dyftyresia-dhjeteftyresia e “njerezve” te kesaj sindikate te felliqur e qe ka rene ne m… dhe asnjehere me nuk mund te pastrohet.

Back to top button