Oppo përgatit telefonin me ekran pa korniza

Me sa duket, kompania kineze Oppo e ka edhe një model të ri të telefonit të saj të mençur në përgatitje, dhe i njëjti pritet të jetë unik për shkak të kornizave tepër të holla nëpër skajet e ekranit.

Sipas GSM Arena e cila i ka parë disa regjistrime të patentave, telefoni i ri i Oppo’së thuhet se do të jetë tepër i hollë dhe pothuajse pa kornizë fare.

Dhe tani këtij raporti i është shtuar edhe fotografia e telefonit të Oppo, e cila është publikuar nga @leaksfly.

Edhe pse nuk dihet ende asgjë për karakteristikat harduerike të telefonit të ri të Oppo, pritet që i njëjti të ofrohet me ekranin në Full HD apo me cilësinë e rezolucionit në Quad HD.

Nga pamjet e publikuara, ky model i ri i telefonit në Android duket shumë i bukur, por për ta dhënë një vlerësim final për të duhet pritur deri në lansimin e tij zyrtar. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button