Ja çfarë sjell konsumimi i rrushit dhe bananes

Rrushi dhe bananet janë fruta të cilët njihen për zvogëlimin e numrit të rrahjeve të zemrës, sikurse ushtrimet e jogës.

Numri i lartë i rrahjeve, përndryshe i njohur si takikardi (më shumë se 100 rrahje në minutë tek të rriturit) mund të çojë deri te sëmundjet e zemrës, sulmi në tru dhe sëmundjet e veshkave dhe të shkaktojë simptoma siç janë djersitja, të përzierat dhe të vjellat. Nëse pulsin e shpejtuar dëshironi ta ulni në mënyrë natyrale, provoni banane dhe rrush.

Bananet janë burim i pasur i kaliumit i cili është i rëndësishëm për mbajtjen e nivelit të ulët të rrahjeve të zemrës. Simptomat e mungesës së kaliumit përfshijnë ngërçet në muskuj dhe mungesën e energjisë, çka mund të çojë deri te puna e çrregullt e zemrës.

Bananet përmbajnë 400 mg kalium në 96 kalori. Kjo është 11 për qind e nevojave ditore.

Rrushi, gjithashtu është i pasur me kalium dhe përmban më shumë se 1000 mg, ç’ka paraqet një të tretën e nevojave ditore. Rrushi ka shkallë të ulët të natriumit: 60 mg për shujtë. Joga, meditimi dhe teknikat tjera të relaksimit po ashtu mund të reduktojnë numrin e rrahjeve të zemrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button