Pyetja e madhe: Edhe sa ka jetë në planetin Tokë?

Gjithçka vdes, përfshirë edhe jetën në tokë. Edhe sa i kanë mbetur planetit Tokë është pyetja që e shqetëson çdo njeri?

Shkenctarët kanë bërë disa studime përmes të cilave potencialisht nuhasin rreziqet që iu kanosen planetit Tokë, transmeton Indeksonline.

Përmes një kategorizimi të kërcënimeve publikuar në BBC, vlerësohet se një apokalips vullkanik që do të mund ta godiste tokën në një periudhe kohore prej 100 milionë viteve, do të ishte me pasoja fatale për jetën në Tokë.

Si kërcënim i dytë është listuar rreziku nga mundësia e goditjes së tokës nga një Asteroid. Sipas shkenctarëve në një periudhë prej 450 milionë vitesh, një Asteroid do të mund ta godiste planetin tokë, gjë që do të ishte fatale.

Ngrirja e bërthamës së Tokës do të ishte fatale poashtu. Nuk është më pak e rrezikshme se të sipërpërmendurat as kjo. Sipas shkenctarëve ngrirja e bërthamës së tokës do të shkaktonte ndaljen e rotacionit të planetit tonë, gjë e cila do të ishte fatale. Sipas shkenctarëve kjo gjë konsiderohet që mund të ndodhë brenda një periudhe kohore prej 3 dhe 4 miliardë vitesh.

Shkenctarët kanë bërë listuar edhe faktorë tjerë që do të mund ta ndalnin jetën në tokë si: rreziku nga yjet, rrezet Gamma Ray dhe përplot dukuri të tjera natyrore.

Në fund, sipas tyre nëse asnjëra nga këto nuk do të ndodhë, atëherë do të jetë vetë natyryeshmëria e jetës që duhet të përfundojë një ditë.

Nëse s’do të ketë asgjë që duhet frikësuar, do të jetë vetë jeta, përfundimi i jetës. Jeta duhet të përfundojë një ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button