Pranga “shkrimtarit” që përndiqte gazetaren Jonida Shehu

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e shtunë një 33 vjeçar, pasi akuzohej për përndjekjen e gazetares Jonida Shehu për dy vite radhazi. Saimir Qefalia është vënë në pranga, ndërsa ai është me arsim të lartë, banues në rrugën “Mihal Grameno”, në Tiranë. “Panorama” shkruan se ai është vënë në pranga nga shërbimet e Komisariatit Nr 1., pas një kallëzimi që ka kryer për përndjekje gazetarja 33 vjeçare Jonida Shehu.

Mësohet se ky shtetas, për dy vite rresht i ka dërguar mesazhe në rrjetin social “Facebook” gazetares duke e shqetësuar. Ai i dërgonte mesazhe shqetësuese gazetares thuajse çdo ditë, por numri më i madh i mesazheve ishte pas çdo puntate të emisioneve që ajo drejtonte në televizionet “Ora News” dhe aktualisht në “Top Channel”.

Një ndër mesazhet që ai i ka dërguar me dhjetëra raste gazetares ishte:”Sot nuk buzëqeshe shumë. Pse ishe e mërzitur?”. I arrestuari ka pranuar se i ka dërguar mesazhe gazetares duke u shprehur se e kishte fiksim dhe nuk ka pasur asnjë qëllim të keq dhe as për ta bezdisur. Ky shtetas i ka thënë oficerit të policisë se “me mesazhet që i kam dërguar Jonidës, së shpejti do të botoj një libër”. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button