Takim i zëvendëskryeministrit Besimi me ambasadorët e OSBE-së nga Vjena

Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane Fatmir Besimi sot në Shkup realizoi takim joformal me ambasadorët e vendeve-anëtare të OSBE-së. Takimi është organizuar në kuadër të vizitës treditëshe në Republikën e Maqedonisë, e cila paraqet pjesë të vizitave të rregullt joformala të ambasadorëve në rajonet ku OSBE-së ka prani të vetën.

Qëllimi i vizitës, është evaluimi i aktiviteteve të deritanishme të organizatës, zhvillimi i rajonit dhe marrëdhëniet mes vendeve, si dhe mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit mes OSBE-së dhe Republikës së Maqedonisë, konform prioriteteve nacionale dhe interesave të vendit.  “Zëvendëskryministri Besimi i informoi të pranishmit për statusin e realizimit të prioriteteve nga Dialogu inkuadrues i nivelit të lartë, si dhe për proceset tjera reformuese të rëndësishme për procesin euro integrues, duke u përqendruar sidomos në aktivitetet, të cilat ndërmerren për lirinë e shprehjes, procesin zgjedhor, reformën e administratës publike, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe zvogëlimin e papunësisë, kumtoi SÇE.

Në takim është theksuar mbështetja nga ana e vendeve anëtare të OSBE-së për procesin e inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, kënaqësi nga rezultatet e arritura, ndërsa njëkohësisht vendi është inkurajuar që të vazhdojë me zbatimin e mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Ohrit dhe avancimin e raporteve ndëretnike

Lajme të ngjashme

Back to top button