Angellov me padi për kryeredaktorin e RTVM-së

Lideri i “Dinjitetit” Stojançe Angellov sot në Prokurorinë Publike në Shkup ka dorëzuar padi penale për kreun e shërbimit të parë të RTVM-së Dime Ratajkovski.

Angellov deklaroi para Prokurorisë Publike se ka baza të forta për të dëshmuar se shërbimi publik informon në mënyrë të njëanshme. Në akuzën ndaj Ratajkovskit qëndron “Shpërdorimi i detyrës” dhe “pengimi i informimit të lirë dhe të drejtë” garantuar me Kushtetutë.

Mes të tjerash, Angellov akuzon se ky institucion mediatik ka kryer vepër penale ne disa raste me publikimin e video materialeve që kanë qenë të filmuara nën masa të veçanta hetimore.

Lajme të ngjashme

Back to top button