Pse po na tallni?! STOP s’ju toleroj(më)!

Ironia e madhe e shpërndarë, në fotot e ditës së pranverës nga Komuna e Tetovës, më ngjalli iritimin tim për ta shprehur publikisht. T’i them hapur zonjës Arifi: “Ju lutem mos më tallni”. Mos ju fyeni inteligjencën tetovarëve të mjerë që ua besuan votën, tetovarëve të shkretë që po i fasadoni me imazhe të rreme dhe i shtyni të ju besojnë, i kërkoni të ju përkrahin, i kërkoni të vinë të futin lodrën e tyre , për filtrin, që JU keni përgjegjësi ta ndërroni. Ju lutem pse na tallni?

Tallja merr përmasa gjigande kur kujtojmë se zonja Arifi , është kryesuesja e pushtetit lokal dhe nënkryetarja e partisë e cila bshkëqeveris këtë vend. E kuptoni tani sa pushtet ka.  Në rast të mohimit të pushtetit i cili i përket, ajo si udhëheqësja e qytetit dhe nënkryetare e partisë, në moment që ndjehet e pafuqishme, ju detyrohet qytetarëve të saj, të cilët i besuan forcës së “iron lady-t”  që të dalë publikisht të jep dorëheqje.

Shumë më e ndershme është të pranoni jo forcën e juaj, dhe të na leni të marrim frymë. Por kurrë, mos mendoni që do të keni përkrahje e tetovarëve, në aktivitete hipokrite të rrethuara me disa servilë, që për ironi të së vërtetës, edhe ata bëhen pjesë, e talljes së tetovarëve. E tmerrshme!

Po ju them hapur JO, mos bëni fushata të pakuptimta, ku protestues është fajtori, janë ato që “mbledhin lodrat tona, për t’i ndërruar filtrat që ato kanë vënë”. Kjo hipokrizia juaj, po vjell vrer.

Populli shqiptar nuk njihet për injorantë. Mos na ofendoni inteligjencën. Mos marshoni me fëmijët në duar për të kërkuar ajër, sepse fajtorja kryesore jeni  ju zonja Arifi. Qytetarët e tetovës ju kanë besuar qeverisjen e këtij vendi, dhe jo pafuqinë e juaj për të kërkuar “lodrat e fëmijut tim, për filtrat e Jugohromit tënd”.

Atë që tirani ynë shekullorë, është munduar ta bëjmë me vite,  me luftëra e me të gjitha mjetet, nuk ja ka arrirë. Sot Ju e bëni duke mbushur xhepat plot dhe shijuar kolltuqet e pushtetit , e duke parw qetësisht, vdekjen mizore të qytetit më të populluar me shqiptarë në FYROM, dhe dilni na fyeni  duke i paraprirë protestës për t’i çliruar tetovarët nga ngulfatja.

STOP s’ju toleroj(më)!

M.Selimi

Lajme të ngjashme

Back to top button