Botërori i mundjes në Hungari në dyshim për Jasinin

Këtë fundjavë në Budapest të Hungarisë do të fillojë Kampionati Botëror në mundje për senior. Reprezentacionit i Maqedonisë i udhëhequr nga trajneri Lulzim Vrenezi për këtë garë ka planifikuar të paraqitet me tre mundës: Jasin Rexhallari, Dejan Mitrov dhe Dejan Bogdanov. Mirëpo mundësi i KM Liria, Jasin Rexhallari shkaku i lëndimit, është në dyshim nëse do të riaftësohet që të paraqitet në këtë event shumë të rëndësishëm. Këtë lajm e ka bërë të ditur për “Portalb” vet trajneri i reprezentacionit Lulzim Vrenezi. 

“U kemi mundësuar mundësve tanë përgatitje shumë të forta në Basnko të Bulgarisë, ndërsa Rexhallari gjatë përgatitjeve u lëndua pas një ballafaqimi kontrolluese ndaj një mundësi amerikan. Jemi duke tentuar që së bashku me ekipin mjekësor të arrijmë që të shërojmë lëndimin, por e përsëris se nuk është e sigurt se a do të arrijmë që deri momentin kur të paraqitet në dysheme gjithçka të jetë në rregull. 
Edhe përkundër lëndimit Jasini do të udhëton drejt Budapestit së bashku me mundësit tjerë”, ka thënë Vrenezi. 

Së bashku me ekspeditën që do të udhëtojë për në Hungari do të jetë dhe nënkryetari i Federatës së Mundjes së Maqedonsë, Betim Vrenezi dhe kryetari Çedo Nikollovski, të cilët do të jenë pjesëmarrës në kongresin e FILA-s. 

Mundësit kanë vazhduar përgatitjet në palestrën Mentaz Allajbegu në Shkup, ku gjithnjë duke marrë këshillat dhe instruksionet nga trajneri Lulzim Vrenezi. Stafi teknik së bashku me mundësit drejt Hungarisë do të udhëtojnë të shtunën, kurse paraqitjet e tyre të para në dysheme do ti kenë nga dita e diel. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button