Rama-Mustafa: Bashkim kombëtar përmes Bashkimit Europian

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij në Kosovë, Isa Mustafa, deklaroi se, nënshkrimi i marrëveshjeve mes dy qeverive do të konsolidojë një proces pa kthim të bashkimit të të gjitha forcave, drejt qëllimit të përbashkët: ‘bashkim kombëtar, përmes Bashkimit Europian”.

Pas nënshkrimit të një sërë marrëveshjesh mes ministrave të dy kabineteve, Rama theksoi se Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar që të evitojë radhët e gjata në pikat e kalimit kufitar, duke theksuar heqjen e barrierave administrative, me qëllim veprimin me shpejtësi nëpër pika doganore, si për udhëtarët ashtu edhe për tregtarët.

“Synojmë përmirësimin e jetesës së qytetarëve tanë, ku administrimin e bëjnë dy pushtete, por qëllimet janë të njëjta”, tha Rama.

Nga ana e tij, kryeministri Mustafa theksoi se nënshkrimi i marrëveshjeve, jo vetëm ndihmon në lëvizjen e qytetarëve,ndërsa shtoi se marrëveshja në fushën e financave është çelës për të mundësuar bashkëpunimin./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button