BDI diskuton hollësitë për Kongresin e partisë

Sot, Sekretariati për Çështje Ekonomike dhe Financa, pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, diskutoi në lidhje me përgatitjet e panelit ‘Zhvillim ekonomik dhe shanse të barabarta’, që do të mbahet më 29 mars 2015 në kuadër të Kongresit tematik të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në mbledhje u shqyrtuan materialet e përgatitura deri tani duke u bazuar në Programin e Bashkimit Demokratik për Integrim, të miratuar në Kongresin e tretë si edhe dokumente të tjerë strategjik si, Europa 2020, Evropa Juglindore 2020, si edhe dokumente tjera për zhvillim të Maqedonisë dhe rajonin nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, u diskutuan edhe sugjerimet të cilat me diskutim paraprak janë përgatitur nga degët si dhe kryetarët e komunave të cilat drejtohen nga kuadro të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në panel do të marrin pjesë kryetarët e odave ekonomike: Oda Ekonomike e Maqedonisë, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, si edhe Dr. Erhard Busek, i cili ka qenë drejtor i Paktit për Stabilitet për Evropën Juglindore, iniciativë e BE-së, vice-kancelar i Austrisë dhe aktualisht president i Viena Ekonomik Forum, si dhe aktiv në iniciativa tjera.

Për komunikim më të zgjeruar me komunitetin e biznesit, pas panelit do të organizohet edhe një drekë pune me përfaqësues të komunitetit të biznesit në Maqedoni me krytarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti dhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button