Partia e Romëve përsëriti kërkesën për dorëheqjen e Jankullovskës
Partia për Emancipimin e Romëve (PER) përsëriti sot kërkesat për dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe për ndriçimin e vjedhjes së votave në Shuto Orizarë.
Kërkesave të së shtunës partia i bashkëngjiti edhe atë për ndalimin e trajtimit diskriminues të romëve në pikat kufitare dhe për ndalesën e udhëtimit në vendet e jashtme.
“PER kërkon dorëheqjen e parevokueshme të ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, për përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor në Shuto Orizarë, ku poshtëron romët dhe bën një mori manipulimesh në dëm të PERit (provë janë materialet e përgjimit të prezantuara në protestë). Në të kundërt, PER do të organizojë protesta përpara MPBsë”, thuhet në deklaratën e partisë.