Samsung vjen me memorie më të madhe

Jo të gjithë telefonat sot janë aq perfekt sa iPhone i Apple apo Samsung Galaxy por për ata që nuk ia përballon xhepi një smartfon të tillë në treg ka plot alternativa të tjera të kënaqshme. Për shembull ja tek keni Moto G, i cili ka një çip katër bërthamësh, ekran të thjeshtë 5 inç dhe kushton vetëm 200$. Apo Lumia 635 me një çmim prej 60$. Nëqoftëse ju nuk parapëlqeni luksin atëherë telefonat buxhetorë janë një zgjedhje e mirë që do të kenaqë kërkesat tuaja.

Por sigurisht që ka disa arsye pse këta telefona kushtojnë më pak. Ata mund mos të përdorin sistemin më të fundit operativ, kamera e tyre nuk është e rezolucionit të lartë dhe në shumicën e rasteve ata nuk ofrojnë hapsirë të mjaftueshme magazinimi ku ju mund të ruani përmbajtjet tuaja. Pavarësisht shtimit të një mikro karte memorie prap hapsira lë për të dëshiruar. Arsyeja ka të bëjë me faktin se hapsira është relativisht e shtrenjtë.

Por Samsung së fundmi ka lajmëruar për një teknologji të re që synon të sjellë një hapsirë shumë më të madhe memorie në smartfonat e lirë. Kompania pretendon se ruajtja e integruar 128GB e bazuar në NAND eMMC 5.0 o të ndihmojë gjeneratat e ardhshme të smartfonëve të lirë të përmbushin nevojat e përdoruesve për hapësira. Përveç kësaj Samsung duket se po zhvillon dhe një drajv Universal Flash Storage 2.0 që ka si qëllim përdorimin në smartfonat e nivelit të lartë por dhe në tabletat dhe laptopët duke ofruar një shpejtësi të lartë. USB 2.0 ndryshe nga eMMC do të jetë e aftë të shkruajë dhe të lexojë të dhëna në të njëjtën kohë duke ofruar kështu një performancë më të mirë multitasking.

E lirë ose jo, sigurisht që një hapsirë me e madhe preferohet nga të gjithë përdoruesit. Përdoruesit as nuk do ta vënë re që janë duke përdorur një

teknologji ndryshe nga ajo që ofrojnë smartfonat aktual. Por duhet të dini që lloji i smartfonave ku kjo teknologji pretendohet të aplikohet nuk do të mund të ketë rezolucion 4K apo karakteristika të tjera të nivelit të lartë. Ideja kryesore është se vala e re e telefonave të lirë mund mos të ketë ekrane të mprehta, opsione dixhitale apo kamera të rezolucionit të lartë por e sigurt është se ata do të kenë hapsirë të mjaftueshme për të ruajtur të gjitha përmbajtjet e përdoruesit./pca/

Lajme të ngjashme

Back to top button