Kosovë-Shqipëri pa kontrolle kufitare gjatë sezonës turistike

Kontrollet në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ekzistojnë më gjatë sezonit turistik.

Qytetarët do të kalojnë në dy krahët pa patur nevojë të paraqesin dokumentet (karta identiteti apo dokumentacionin e automjeteve).

Vendimi është marrë në mbledhjen e dy qeverive të zhvilluar sot (e hënë) në Tiranë.

Sipas krerëve të qeverive, ky vendim merret për të shmangur radhët e gjata që krijohen gjatë sezonit turistik./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button