Mustafa: Serbët do të kthehen në institucione

Kryeministri shqiptar, Isa Mustafa, thotë se përfaqësuesit serbë do të kthehen në inistucionet e Kosovës.
Mustafa ka thënë se “Ne kemi bërë përpjekje maksimale që përmes dialogut të krijojmë kushte për ushtrimin e sovranitetit në të gjitheë territorit të Kosovës dhe të bjëmë integrimin e të gjitha komuniteteve, edhe atyre serbe”.

Mustafa beson që është arritur mjaft, pasi sipas tij, kemi përfaqësim të serbeve nga të gjitha komunat.
“Kjo është një mundësi e rëndësishme që ti kyqim në të gjitha institucionet, ata janë deputetë të Kuvendit të Kosovës, kanë 10 depuutetë, dhe janë pjestarë të Qeverisë”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, sa i përket shkarkimit të ish ministrit serb, Aleksandar Jabllanoviq, Mustafa ka thënë se është shkarkuar jo vetëm për shkak të kërkesave, por për shkak të natyrës së deklaratës.

“Unë mendoj se ata do të kthehen në institucionet e Kosovës. Duhet të repsektojmë rregullat, Kushtetutën e traditën”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button