Panair i mobiljeve prej nesër në 10 halla me mbi 400 ekspozues

Mbi 400 ekspozues vendor dhe të huaj prej nesër e deri më 24 maj do t’i prezantojnë prodhimet e veta në Panirin ndërkombëtar MOBILJE 2015. Në 16.000 metra katrorë, në 10 halla të panairit do të prezantohen mbi 10.000 copë mobilje. Sipas organizuesve, ky manifestim është mundësi që të shihet trendi momental botëror i mobiljeve dhe dizajnit. Ajo që është aktuale dhe moderne në tregun evropian të mobiljeve, do të prezantohet edhe para vizitorëve të cilët këto ditë do ta vizitojnë Panairin e Shkupit.

Për ekspozuesit, Panairi i Shkupit tradicionalisht organizon konkurs për eksponate më të mira të panairit në kategori të ndryshme në klasë të prodhuesve dhe klasë të tregtarëve. Zgjedhjen e bën komisioni profesional në të cilin janë të kyçur edhe profesorë nga Fakulteti për disain dhe teknologji të mobiljeve, Fakulteti arkitektonik, si dhe përfaqësues të Asociacionit të arkitektëve, Ministrisë së Ekonomisë dhe Klasterit të industrisë së drurit në Maqedoni. Organizuesit presin që këtë vit MOBILJE 2015 të ketë rreth 50.000 vizitorë të cilët do të kenë mundësinë ta rregullojnë shtëpinë e tyre, ndërkaq nga ekspozuesit të mundësojnë edhe zbritje të mëdha, por edhe të bëhen fitues potencial të Opel Korsës së re nga loja shpërblyese e organizuar për vizitorët. Panairi për vizitorë do të jetë i hapur prej orës 10:00 deri në orën 20:00, çmimi i biletës hyrëse do të jetë 100 denarë, ndërsa për vizita grupore dhe për studentë, Panairi i Shkupit mundëson zbritje prej 50 për qind.

Për kohëzgjatjen e MOBILJE 2015 deri më 15 prill, në ARt salonin e Panairit të Shkupit, i cili ndidhet në Ndërtesën administrative, do të mbahet e

Lajme të ngjashme

Back to top button