Gjatë vitit 2014 rreth 206 persona kanë marrë titullin doktor i shkencave

Titullin doktor i shkencave në vitin 2014 e kanë marrë 206 persona, që është më pak për 5,9 për qind në krahasim me vitin 2013. Por, numri i personave që vitin e kaluar janë bërë magjistra (2.038) dhe specialistë (156) është rritur për 31,8 për qind nga viti paraprak, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë. Numri më i madh i doktorëve janë në sferën e shkencave shoqërore, 41,8 për qind; pastaj nga shkencat tekniko­teknologjike (175 për qind); shkencave mjekësore (15,5 për qind), ndërsa personat e tjerë kanë doktoruar në sferën e shkencave humane, natyroro­matematikore dhe shkencave bioteknike. Disertacionin e doktoraturës e kanë mbrojtur 106 femra, gjegjësisht 51,5 për qind nga numri i përgjithshëm i personave të cilët kanë doktoruar në vitin 2014. Pjesa më e madhe e doktorantëve (47,1 për qind) profesionin e tyre e ushtrojnë në veprimtarinë arsimore. Magjistra dhe specialistë vitin e kaluar janë bërë gjithsej 2.194 persona, prej të cilëve 2.038 ose 92,9 për qind janë magjistra dhe 156 ose 7,1 për qind specialistë.

Numri i magjistrave dhe specialistëve, në krahasim me vitin 2013, është rritur për 31,8 për qind. Numri më i madh i personave të cilët në vitin 2014 kanë marrë gradën shkencore magjistër i shkencave janë femra (58,5 për qind). Pjesa më e madhe e punimeve të magjistraturës (1.400 ose 68,7 për qind) vitin e kaluar kanë qenë nga sfera e shkencave shoqërore, 15,2 për qind nga shkencat tekniko­teknologjike, ndërsa të tjerët nga sfera e shkencave humane, natyroro­matematikore, bioteknike dhe mjekësore

Lajme të ngjashme

Back to top button