Kërçova nikoqire e kolonisë ndërkombëtare të artit

Kërçova nikoqire e kolonisë ndërkombëtare të artit

Kolorit ngjyrash, motivesh të hedhura në pëlhurë nga artistë të vendeve të ndryshme , pasurojnë ekspozitën “kolonia ndërkombëtare e  artit Kërçovë ”

Për të njëzetën herë me radhë, u shpallë e hapur ekspozita e kolonisë ndërkombëtare e  artit në Kërçovë me gjithsej 32 artistë nga shtete të ndryshme  të botës.Gjatë viteve të kaluara dhe këtë vit, në ekspozitën tradicionale të  kolonisë ndërkombëtare të artit, kanë marrë pjesë mbi 350 artistë nga vende të ndryshme si  Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Turqia, Egjipti, Koreja e Jugut, Moldavia, Izraeli, Polonia etj.

Vllado Toleski, iniciatori i themelimit të kolonisë ndërkombëtare të artit në Kërçovë u shpreh:  “E hapëm ekspozitën  e njëzet me radhë të kolonisë së artit në Kërçovë  e cila është tradicionale dhe deri më tani kanë marrë pjesë 375 artiste ku pjesa më e mahde e artistëve është nag jashtë Maqedonisë. Shoqërimi i artistëve është një gjë e mirë. Veprat të cilat janë lënë nga të gjithë artistët e të gjitha vendeve janë shumë të vlefshme dhe ende i ruajmë në përmbledhjen e Shoqatës Aksionare Tajmishte”. 

Toleski thotw se fillimi ishte i vështirë, filluam vetëm me 8 artistë nga vendi jonë megjithatë çdo vit që vinte ishte më i mirë dhe më kualitativ. Tani çdo vit paraqiten nga 170 artistë dhe ne bëjmë seleksionimin në mes 25 deri 35 artistëve. Besojmë se kolonia të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.
Në hapjen solemne të ekspozitës të pranishëm ishin artistët vendas të Kërçovës, përfaqësues komunal dhe adhurues të artit.

Lajme të ngjashme

Back to top button