Helmohen tre persona nga Gostivari

Tre persona janë helmuar nga fshati Cegran i Gostivarit. Bëhet fjalë për babë dhe birë, pronar të pompës së benzinës “ILIRIDA­DRITAN” të cilët kanë kanë dashur të pastrojnë rezervoaret e mëdhaja të naftës.

I pari me shkallë është lëshuar dhe ka hyrë brenda në rezervoarin e madh të naftës, djali i pronarit 28 vjeçari G.A i cili menjëher pas disa minutave ka humbur vetëdijen. Më pas edhe babai i tij ka hyrë që t’i ndihmon djalit të vet,edhe ai alivanoset dhe personi i tretë ka qenë një mikë i tyre me shpresën se do t’ju ndihmon. Mirëpo të gjithë kanë mbetur ne rezervoar.

Fatmirsisht një person ka thirur ndihmën e shpejtë dhe të gjithë i kanë shpëtuar vdekjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button