“Bomba” e 13: Gruevski dhe Janakievski, diskutojnë parcelat prej 17 milion eurove (VIDEO)

Zaev tha se tani më u bë qartë se si është qeverisë dhe peng i kujt ka qenë shteti për 9 vite me radhë. Ai tha se nuk do të lejomë më që të gënjej Nikolla Gruevski.

“Gruevski, për të shpëtuar lëkurën e tij , vazhdon që të gënjej të manipulojë në vend që të jap dorëheqje, por ai nuk ka moral për ta bërë këtë”, tha Zaev.

Bomba e 13 shpalos bisedën e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministrit të transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski për parcelat në Vodno.

Në bisedë dëgjohet se si kryeministri Nikolla Gruevski në bashkëbisedim me Mile Janakivskin interesohet hollësisht për parcelat.

Janakivski  jep hollësi të detajuara për parcelat njëkohësisht pranon sugjerime nga Gruevski i cili detyron të bëjë planë të ri urbanistik duke uzurpuar pjesën halore të Vodnos.

Shuma e parcelave që lakmon Gruevski kap vlerën 17 milion euro  për të cilën diskuton Gruevski janë me vlerë 17 milion euro.

Në vazhdim të “Bombës 13”, Zaev ka lëshuar një bisedë për të cilën thotë se Gruevski duke biseduar me Janakievskin pranon se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Fijat Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi.

“Më erdhi këtu, asnjëherë nuk e kam parë më të frikësuar. Asnjëherë nuk kam parë dikë aq të frikësuar. Më tha se do ta sjellë Velinë (ramkovskin) që të merremi vesh. I thash se do të mendoj dhe do ta thërras sonte. Më tha : ‘Të lutem më thirr sonte, se nesër fillon ramazani, dua ta pres i qetë”, dëgjohet duke thënë zëri për të cilin LSDM thotë se është i Gruevskit. Ai gjatë tërë kohës qeshet me zë lidhur me frikën që e ka vërejtur te Canovski.

“I thash se ka gabime. Ai pranoi se ka gabime, e lëshova në ujë pak..”, dëgjohet të ketë thënë Gruevski.

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 8: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

BOMBA 9: Planet e VMRO-së për bllokimin e Zhernovskit (VIDEO)

BOMBA 10: Lakmitë e Gruevskit për posedime personale (VIDEO)

BOMBA 11: Pushteti vjedh votat, malltreton dhe reketon në qytetin e Zaevit (Audio)

BOMBA 12: Borxhi lahet me borxh, pazaret për gjyqësinë mes BDI-së dhe VMRO-së

Lajme të ngjashme

Back to top button