Maqedonia në vendin e 96-të sipas lumturisë

Të dhënat e “Gallup’s Positive Experience Index”n për vitin 2014, tregojnë se në vendet më të lumtura në botë nuk hyjnë vendet skandinave, të cilat tradicionalisht dominojnë në këto rangime, madje as që janë vendet e ekonomive më të zhvilluara. Në vend të parë është Paraguai dhe për herë të parë të top 10, formuar sipas këtij indeksi, është përpiluar tërësisht nga shtetet latinoamerikane.

Vendet skandinave megjithatë mbesin në pozita të larta në ranglistën, në pozitën e 15-të, është Holanda. Me pikë të njëjta dhe në vendin e njëjtë janë edhe SHBA-të. Kina është në vendin e 43-të, ndërsa Rusia në 85-të. Maqedonia është në vendin e 96-të, menjëherë pas Qipros Veriore, Taxhikistanit dhe Uganda. Në rangimin janë përfshirë gjithsej 143 shtete.

Në fund të listës për lumturi janë Turqia, Tunizia dhe Sudani.

Lajme të ngjashme

Back to top button