USAID-i promovoi projektin e ri “Leximi ju bën udhëheqës’’

Sot, në Bibliotekën shtetërore dhe universitare në Shkup, zyrtarisht u hapi projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës”. Në ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga Byroja për zhvillimin e arsimit, Qendra shtetërore për testim, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, organizatave lokale joqeveritare, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal, arsimtarë, prindër dhe përfaqësues të komunitetit lokal.

Drejtori i ri i Misionit të USAID-it, z. Xhejms Stajn, para të pranishmëve tha: “Investimet për përmirësimin e dijes nga fusha e gjuhës dhe matematikës janë me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët sot. Ndryshimet që po zhvillohen në mënyrën e punës, në ekonominë dhe në gjithë shoqërinë, edhe më shumë e potencojnë rëndësinë prej kësaj njohjeje.” 

Drejtorja e Byrosë për zhvillimin e arsimit, Vesna Horvatoviq, dhe zëvendësdrejtoresha e Qendrës shtetërore për testim, Bllagica Llasoska, poashtu iu drejtuan publikut, duke e theksuar rëndësinë e shkathtësive gjuhësore dhe matematikore te fëmijët e klasave të ulëta, si parakusht të rëndësishëm për suksesin e tyre në të ardhmen. Gjatë ngjarjes ishte hapur qendra për fëmijë, plot me libra, lojëra dhe materiale të tjera edukative, dhe fëmijët kishin mundësi për lexim të përbashkët me prindërit dhe arsimtarët e tyre. 

Projekti “Leximi ju bën udhëheqës” është iniciativë 30 mujore, me buxhet prej 1,722,142 dollarëve amerikanë, i financuar nga USAID-i e që implementohet nga Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore, “Hap pas hapi” – Maqedoni. Përmes qasjeve dhe aktiviteteve kreative dhe inovative, projekti do të punojë me shkolla të përzgjedhura dhe do të kontribuojë për përmirësimin e vlerësimit të aftësive gjuhësore dhe matematikore te nxënësit e klasave të ulëta, për përforcimin e aftësive pedagogjike të arsimtarëve, si dhe për ngritjen e vetëdijes te i gjithë komuniteti, për rëndësinë e këtyre njohurive për zhvillimin intelektual të fëmijëve. Për herë të parë në shtetin tonë do të realizohen instrumentet për vlerësimin e arritjeve nga fusha e gjuhës dhe matematikës për nxënësit e klasave të ulëta, në gjuhën maqedonase dhe shqipe. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button