Kuçi nuk vjen në Maqedoni, biseda do të bëhet në telefon

Zëvendës kryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, nuk do të udhëtojë sot për në Shkup, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga kabineti i tij. 

Driton Lajçi, këshilltar i zëvendës kryeministrit të Kosovës, ka hedhur poshtë njoftimet se vizita e zotit Kuçi është anuluar, duke thënë se “vetëm ka ndryshuar forma e komunikimit”.

Sipas tij, zëvendës kryeministri i Kosovës është në bisedime me palën maqedonase, për të gjetur një zgjidhje nga situata e krijuar në kufirin Kosovë – Maqedoni.

Kufiri është i bllokuar që nga dita e martë, nga ana maqedonase, me kamionë të Shoqatës së Transportuesve “MakmaTrans”, në shenjë kundërshtimi me vendimin e qeverisë së Kosovës për të sanksionuar hyrjen e prodhimeve maqedonase në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button