Mot i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut

­ Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, paradite me reshje të dobëta lokale të shiut, në viset më të larta me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi lindor. Temperaturat do të jenë prej 4 deri 15 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi lindor. Temperatura do të jetë deri në 12 gradë.

Të martën do të ketë stabilizim kalimtar të motit.Prej të mërkurës, nën ndikimin e një serie të valëve të lagështa dhe relativisht të ngrohta ajrore do të ketë reshje të reja të shiut, të cilat vende­vende pritet të jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe edhe e përforcuar nga drejtimi juglindor.

Lajme të ngjashme

Back to top button