Barcelona sundoi në El Clasico (Video)

Barcelona ka arritur ta fitojë derbin e madh të javës në Evropë, duke mposhtur në Camp Nou rivalin e përbetuar Real Madridin, me rezultat 2:1.
El Clasicot si ndeshje njihen për emocionet që dhurojnë, e këto emocione nuk munguan as sonte.
Angazhim, raste, shtyrje, karton dhe gola të bukur, u panë në sfidën e vitit në Camp Nou, para 98 mijë tifozëve.
Skuadra e Luis Enriques e gjeti e para golin, duke shënuar në minutën e 19’ nëpërmjet mbrojtësit Jeremy Mathieu, që shënoi me kokë.
Ishte lojtari më i mirë i botës, Cristiano Ronaldo, që rikthej baraspeshën, duke barazuar në 1:1 në minutën e 31’.
Me rezultat 1:1, përfundoi pjesa e parë.
Në minutat e parë të pjesës së dytë, Barcelona rikthejë përsëri epërsinë.
Ishte Luis Suarez që në minutën e 56’, shënoi për 2:1, gol që në fund të ndeshjes, doli të jetë vendimtar, pasi që në vazhdim të ndeshjes, përkundër tentativave të shumta, gola të tjerë në pati.
Barca me këtë fitore tani ka 68 pikë, katër më shumë se Reali që pozicionohet në vendin e dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button