Obama vazhdon kritikat ndaj Netanjahut

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka kritikuar sërish kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, për komentet e tij parazgjedhore se shteti Palestinez nuk do të ekzistonte për sa kohë ai të ishte në pushtet. Në një intervistë për “Huffington Post”, Obama la të kuptohej se problemet diplomatike mes dy aleatëve të ngushtë nuk do të mbyllen shpejt.

“I tregova se ne vazhdojmë të besojmë në një zgjidhje ku do të ekzistojnë dy shtete dhe se kjo është e vetmja rrugë për t’u ndjekur për të konsoliduar sigurinë afat-gjatë të Izraelit, nëse dëshiron të vazhdojë të jetë shtet hebre dhe demokratik. Kur ai thotë që kjo nuk do të ndodhë gjatë kohës që ai është kryeministër, na detyron të shohim se cilat janë alternativat tona për t’u siguruar që rrajoni të mos bjerë në kaos”.
Edhe pse ishte në dyshim se do të ndodhte, Obama i telefonoi Netanjahut pas fitores së zgjedhjeve dhe i ritheksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve do të rishikoheshin në lidhje me diplomacinë në Lindjen e Mesme, sidomos pas komentit të kryeministrit izraelit se arabët votuan si kope në zgjedhjet e javës së kaluar.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë aleat i fuqishëm për Izraelin, duke kontribuar me rreth 3 miliardë dollarë në vit në formë ndihmash financiare, si dhe me një bashkëpunim të ngushtë mes dy shërbimeve informative.

Lajme të ngjashme

Back to top button