Chelsea me shumë vuajtje mer tre pikët

Chelsea më shumë vuajtje është kthyer me tre pikë nga udhëtimi në Hull City, duke e mposhtur këtë skuadër me rezultat 2:3.

Chelsea e nisi mirë takimin duke shënuar dy gola të shpejtë, me anë të Hazard në minutën e 2’ dhe Costas në të 9’.

Vendasit u rikthyen në lojë, duke shënuar si fillim me Elmohamady në minutën e 26’, ndërsa Hernandez barazoi në 2:2 në minutën e 28’, pas një gabimi të portierit të Chelsea.

Por tre pikë të rëndësishme Chelsea, ia solli Loic Remy, që shënoi për 2:3 në minutën e 77’.

Chelsea me këtë fitore, ruan diferencën prej 6 pikëve me Cityn. Chelsea ka 67 pikë, ndërsa City 61

Lajme të ngjashme

Back to top button