Shkëndija dorëzohet para Teteksit të eliminuar

Ekipi i Adrian Koznikut ka humbur nga Teteksi, skuadër kjo e cila kohë të gjatë është duke ruajtur me besnikëri pozitën e fundit në tabelë dhe nuk ka asnjë gjasë për të siguruar ekzistencën në elitën e më të mirëve.

Edhe pse skuadra e Shkëndijës ishte favorite e madhe në duelin derbi të xhiros së 21 të Ligës së Parë, megjithatë tifozët e shumtë kuqezi kanë dalë të zhgënjyer edhe një herë nga stadiumi. Teteksi ka fituar me vetëm një gol të shënuar, edhe atë duke e falënderuar Oslonovskin i cili i dha goditjen fatale nikoqirëve në minutën e 62-të. Edhe pse afati kalimtar i dimrit solli një numër të madh të përforcimeve te Shkëndija, megjithatë kjo skuadër edhe një herë nuk ka dhënë atë që është pritur.
Në duelin e dytë që u luajt me fillim në orën 14:00, Metalurgu dhe Horizont Turnova kanë luajtur baraz 0:0.

Xhiroja e 21 do të kompletohet sonte ku nga ora 17:00 në stadiumin “Filipi i II-të”, do të përballen rivalët e vjetër Vardari dhe Pelisteri.
REZULTATET: Shkëndija – Teteksi 0:1 (0:0)(Oslonovski 62 ‘), Metallurgu – Horizon T. 0:0. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button