“Na ktheni dinjitetin”, protesta e arsimtarëve para MASH-it

Nën brohoritjet “Mjaftë me heshtje” qindra arsimtar dhe anëtarë të Plenumit të arsimtarëve kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ata kanë kërkuar tërheqjen e ligjeve kontestuese nga reformat në arsim.

Arsimtarët mbanin pankarta në të cilët shkruhej: “Na ktheni dinjitetin”, “Mësuesit dhe nxënësit janë më shumë se rezultati i testeve”, “Shkollat nuk janë laborator i juaj”.

“Për shkak se ministria solli reformat ë këqija, sot jemi mbledhur në protestë të qetë për arsye të kualitetit të arsimit. Nuk mundëm ta mbajmë protestën në ditë pune për shkak të presioneve. Nuk mund as dje për arsye se në disa shkolla është punuar dhe të shtunave. Jemi këtu që të tregojmë se jemi të guximshëm”, thonë arsimtarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button