Gërdeci, lirohet drejtori i “fabrikës së vdekjes”

Gjykata ka vendosur lirimin me kusht të Dritan Minxollit, drejtorit të të ashtuquajturës “fabrika e vdekjes” në Gërdec. Vendimi u mor pak ditë më parë ndërkohë që dje është bërë lirimi i të burgosurit.

Dritan Minxollit i kishin mbetur për të shlyer edhe 1 vit e 11 muaj burg por është liruar për sjellje të mirë.

Për të përfituar nga lirimi me kusht i burgosuri duhet të ketë kryer 3/4-at e dënimit si dhe të ketë sjellje të mirë dhe të ketë mundësi që të punësohet. Kritere që Minxolli i ka plotësuar sipas gjykatës.

Përveç sjelljes së mirë Minxolli ka plotësuar edhe kushtin e punësimit duke qenë se një kompani i ka ofruar punë si menaxher shitjes me një pagë prej 35 mijë lekësh në muaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button