Presidenti francez: Rusia vend mik për Francën

Presidenti francez, Francoiz Hollande e sheh Rusinë si një vend mik, ka deklaruar ai për magazinën “Society”.

“Per mua, Putini është një prej presidentëve më të mirë rus. Kur flas me të, flas me Rusinë, si dhe Rusia është një vend që e respektoj. Një vend madhështor dhe një vend mik”, ka deklaruar Presidenti francez, Hollande.

Lideri francez ka pranuar se ka patur shumë keqkuptime diplomatike midis dy vendeve se fundmi, transmeton Indeksonline.

“Presidenti Putin ka vizionin e tij për Rusinë, ka interesat e tij dhe metodat e tij, dhe jo gjithëherë pikëpamjet e tij janë të pranueshme”, shtoi Hollande.

Duke komentuar mbi krizën në Ukrainë, Francois tha se zgjidhja e vetme është implementimi i marrëveshjes së Minskut për armëpushim.

“Nuk do të ishte në interes as të Rusisë dhe as të Ukrainës që të interferojnë me NATO-n, sepse pastaj Rusia do ta gjente veten shumë afër Aleancës, të cilën Rusia e konsideron kërcënim”, shtoi Hollande. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button