DW: Heqja eventuale e vizave, dënim kolektiv për Ballkanin Perëndimor

Parlamenti Evropian sot duhet të votojë për miratimin e mekanizmit për suspendimin e regjimit të vizave.

Mendimet për mekanizmin te europarlamentarët janë të ndara. Derisa një pjesë e deputetëve në Parlamentin Evropian në kthimin e përhershëm sheh vetëm mënyrë për t’u mbrojtur qytetarët dhe regjimi i vizave të BE-së, ka edhe të tillë të cilët këtë e shohin si “dënim të instrumentalizuar kolektiv për qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, publikon Deutsche Wele.

Pas dy vitesh negociata në kuadër të BE-së, Parlamenti Evropian sot voton për mekanizmin për suspendimin e regjimit të vizave. Kur në nivel të BE-së miratohet “mekanizmi për suspendimin e regjimit të vizave në situata urgjente dhe në rast të keqpërdorimit të sistemit ekzistues”, vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i ekspozohen rrezikut që përsëri të vendosen në “listën e zezë”. Mjafton vetëm njëra prej vendeve firmosëse të Marrëveshjes së Shengenit në letër ta njoftojë Komisionin Evropian për përkeqësimin e situatës në terren. Më pas ekspertët duhet ta vlerësojnë gjendjen dhe në bazë të vlerësimit të tyre, Komisioni Evropian jep propozim, ndërsa vendet anëtare më pas e miratojnë vendimin për suspendimin e regjimit pa viza, i cili në moment të parë do të zgjaste gjashtë muaj, ndërsa më pas do të pasonte vlerësim i ri.

Pikërisht numri i madh i të ashtuquajturve “azilantë të rremë” nga vendet e Ballkanit Perëndimor është një prej shkaqeve për të cilat disa vende të caktuara të BE-së insistonin ky mekanizëm të miratohet sa më shpejtë.

Para votimit për këtë propozim, ka ndarje të madhe në qëndrimet e deputetëve në Europarlament. Ata të bllokut konservativ-djathtist të Partisë popullore Evropiane, e mbështesin propozimin si mënyrë për t’u përforcuar Sistemi i Shengenit dhe siguria e qytetarëve të BE-së. Socialdemokratët, liberalët dhe të gjelbrit – kritikojnë.

Raportuesja e PE-së për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, ju bëri thirrje kolegëve deputetë të votojnë kundër këtij propozimi, të cilin e cilësoi si “të keq për gjithë BE-në dhe fqinjët e saj”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button