Pastrim tejkufitar i shtratit të lumit Lepenec

Asociacioni qytetar “4x4x4 Ura ballkanike” nga Maqedonia me rastin e Ditës botërore të ujërave organizon aksion aksion për pastrim tejkufitar të shtratit të lumit Lepenec. Është paraparë që sot të pastrohen lokacionet në afërsi të vendkalimit kufitar Maqedoni-Kosovë, Bllacë, nga të dyja anët. Në kuadër të aksionit, në të cilin do të kyçet edhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë Nurhan Izairi, aktivistë civilë do ta kalojnë kufirin dhe do të realizojnë takime me nikoqirët kosovarë, midis të cilëve janë paralajmëruar kryetarët e komunave të Ferizajit, Kaçanikut dhe Hani i Elezit, si dhe përfaqësues të Ministrisë kosovare të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, madje, do të marrë pjesë në aksionin për pastrim nënujor të liqenit të Matkës. Aksioni realizohet nën patronazhin e  klubi speleozhytës “Vrello”, si dhe lube tjera zhytëse nga Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Back to top button