Lëndimi e ndau Krasniqin nga triumfi

Haxhi Krasnqi ka lëshuar mundësinë e artë që të bëhet kampion i botës.

Boksieri shqiptarë, Haxhi Krasniqi ka dështuar që të shpallet kampion i botës, pasi është mundur nga kampioni aktual, Jurgen Brahmer.

Krasniqi së pari pësoi një nokaut në raundin e nëntë, nga i cili pësoi një lëndim në buzë dhe më pas mjeku kujdestar i këtij dueli vendosi që ndeshja të ndërpritej.

Krasniqi pavarësisht përgatitjeve të shumta nuk arriti që të fitoj titullin të cilin e dëshiroi aq shumë.

Kjo humbje është e dyta me radhë për Krasniqin në luftë për titullin e kampionit të botës në WBA, pasi ishte mposhtur edhe më herët nga Nathan Cleverly.

Lajme të ngjashme

Back to top button