Policia arreston dhjetëra mbrojtës të parkut te Bristoli

Herët në mëngjes, policia ka arrestuar dhjetëra persona te parku në afërsi të hotelit Bristol. Sipas informatave të deritanishme, në mesin e të arrestuarve është edhe një këshilltar opozitar i Komunës 
Qendër, si dhe drejtori i NP “Parkingjet” i Komunës Qendër. 

Policia thotë se ka intervenuar me kërkesë të pronarit të pronës, që të pengohet uzurpimi i pronës dhe t’i mundësohet atij të disponojë me pronën. 

Nga policia njoftojnë se me të ndaluarit është kryer bisedë zyrtare dhe më pas janë lënë të lirë.

Siç informuam më herët, policia e ka rrethuar zonën rreth parkut që të mundësojë kryerjen e punëve ndërtimore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button