Rikthehet buzëqeshja tek kuqezinjtë

Skuadra Italiane, Milan ka shënuar fitore të rëndësishme, pasi ka mposhtur Cagliarin me rezultat 3:1.

Vendimtar në këtë fitore të Milanit ishte Menez, i cili shënoi dy gola (21’, 78’), ndërsa golin tjetër e realizoi Mexes (49’).

Golin e vetëm për Cagliarin e shënoi Farias në minutën e 47’.

Pas kësaj fitoreje Milani ngritët në pozitën e shtatë me 38 pikë të tubuara, 7 më pak se Fiorentina që renditet në vendin e 5, pozitë kjo që dërgon në Europa League.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button