Në botë, 748 milionë njerëz kanë mungesë të ujit të pijshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, Fondacioni i Luftës kundër Erozionin së Tokës në Turqi dhe Mbrojtjes së Trashëgimisë Natyrore ka mbajtur në të njëjtën kohë një konferencë për shtyp me Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë, Italinë dhe Kosovën.

Anëtarët e këtij fondacioni të Safranbolu-së në Karabuk u mblodhën në tarracën e “Hidirlik Seyir” dhe mbanin në duar parulla ku shkruhej: “Uji është ushqim”, “Uji është Jetë” dhe “Uji është shëndet”, raporton agjencia e lajmeve AA.

Kryetari i Zyrës së Fondacionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Natyrore në Karabuk, Ramadan Sinekoglu, tha se Dita Botërore e Ujit festohet nesër në 81 qytete. Qëllimi është që të tërheq vëmendjen për rëndësinë e ujit.

“Në botë 748 milionë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm, dhe 2.5 miliardë njerëz kanë probleme për sigurimin e ujit të pastër të pijshëm. Kundër kësaj ne kemi për të sjellë një gotë ujë nga një qytet i largët i Turqisë për të treguar se uji që rrjedh nga çezma është i pastër”, tha ai.

Ai bëri thirrje për zvogëlimin e përdorimit të ujit të ambalazhuar pasi kjo gjë, sipas tij, çon në dëmtimin dhe ndotjen e ambientit.

Lajme të ngjashme

Back to top button