Demaçi: Nuk ka cofë Serbia

Veprimtari Adem Demaçi, gjatë Akademisë Përkujtimore kushtuar gjeneral Xheladin Gashit, ka deklaruar se në çoftë se kundërshtarët dëshirojnë ta provojnë vendosmërinë, duhet të jemi të gatshëm t’i tregojmë edhe për flijimet më të mëdha.

Demaçi shtoi se Serbia ende nuk ka vdekur ende.

“Nuk ka cofë Serbia. Prapë bishtat e tyre na qojnë këtu. Kështu që duhet të jemi të kujdesshëm dhe të gatshëm duke u ofruar afër njëri-tjetrit, duke kontribuar për kombin, pasi që vetëm atëherë do të jemi të pavdekshëm”.

Ai tha se kërkohet që jo vetëm të përkujtojmë e të festojmë, por të shtrojmë pyetjen çka bëra për popullit tim, pasi që kjo jetë është luftë në rrethana të ndryshme.

“Në çoftë se kundërshtarët tanë dëshirojnë ta provojnë vendosmërinë tonë, ne duhet të jemi të gatshëm t’i tregojmë edhe për flijimet më të mëdha. Ky është amaneti që na lanë të gjithë gjeneralët e pavdekshëm”, ka thënë ai, duke shtuar se Xheladin Gashi ishte shembulli se si duhet atdheu. /KP

Lajme të ngjashme

Back to top button