Vajzat myslimane nuk lirohen nga orët e notit

Nxënëset myslimane në Gjermani edhe në të ardhmen janë të detyruara që, përkundër religjionit të tyre, të marrin pjesë në orët e notit.

Këtë vendim bazik e ka marrë Gjykata Federale Administrative e Gjermanisë në Leipzig. Me këtë vendim, ka dështuar ankesa e një vajze 13 vjeçe nga Frankfurt am Main, e cila, kishte kërkuar që, për shkaqe religjioze të lirohej nga orët e notit në shkollën ku ndjek mësimet.

Megjithatë, gjykata ka bërë një kompromis për të respektuar ndjenjat fetare të vajzës. Ajo dhe tash e tutje edhe të gjitha vajzat myslimane, lejohet që gjatë orëve të notit të mbajë veshur një kostum larjeje me emrin “burkini, që mbulon gjithë trupin. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button