Uria është e shëndetshme

Sado që tingëllon çuditshëm titulli në vendin që është në krizë të thellë, megjithatë është shumë i vërtetë dhe shumë i saktë.

Të qenit i uritur ende nuk ka aq konotacion negativ në këtë vend ku pjesa më e madhe e njerëzve megjithatë ia del disi me ushqimin, por uria në fakt është shumë e dobishme. Shpesh injorohen efektet pozitive të urisë, dhe njerëzit hanë tërë ditën dhe kurrë nuk janë të ngopur deri në fund, ndërsa në të vërtetë as nuk janë të uritur, transmeton Koha.net.

Njerëzit që shpesh janë në dieta shpesh injorojnë ndjenjën e urisë për të humbur kilogramët, por uria duhet të pranohet si pjesë normale e ciklit ditor për shumë arsye.

Nëse hamë dhe nuk jemi të uritur, në të vërtetë e teprojmë me ushqim. Disa nga konceptet e humbjes së kilogramëve bazohen pikërisht në këtë – hani vetëm kur jeni të uritur, jo aq shumë të hani , dhe ndaluni sapo të ndjeni që nuk jeni më të uritur dhe kur jeni tërësisht të ngopur. Kjo teknikë supozohet të japë rezultate të shkëlqyeshme.

Imazhi i fëmijës së uritur është tmerr i vërtetë, sidomos nëse është shumë i vogël, por gjithsesi është e nevojshme ta mësoni fëmijën të ketë intervale të rregullta në mes vakteve. Nëse mund të duroni disa shprehje me radhë “jam i uritur”, fëmija do të jetë i gatshëm për shujtë të re, ushqimi do t’i duket me shije më të mirë dhe më lehtë do të provojë ndonjë ushqim të ri.

Për fund, uria i jep dimension të ri shijes së ushqimit, prandaj bëni pauza të mjaftueshme në mes shujtave dhe hani kur stomaku ua kërkon, ushqimi do të jetë më i shijshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button