Nëna bëhet shkencëtare për ta shëruar djalin

Në moshën 55-vjeçare, Terry Jo Bichell është afër që të doktorojë në neuroshkencë. Ajo ka thënë se është veç një hap afër realizimit të synimit të saj: Shërimin e djalit të saj 16-vjeçar, i cili vuan nga një çrregullim gjenetik.

Nëna e pesë fëmijëve, Terry Jo, gjatë gjithë jetës së saj ka ndihmuar gratë dhe fëmijët, fillimisht si një krijuese e dokumentareve në Afrikë dhe pastaj si mjeke në Amerikë.

“Kur linda fëmijën tim të pesë dhe u diagnostifikua me Sindromën Angelman, unë ndalova kujdesin për gratë dhe fëmijët. Kjo është shumë e vërtetë”, ka thënë Terry Jo.

Terry Jo u fokusua tërësisht te djali i saj Louisi.

Sindroma Angelman ose AS, është një çrregullim neuro-gjenetik që karakterizohet me paaftësi intelektuale dhe zhvillimore. Ky çrregullim shkaktohet nga mungesa e gjenit amënor, që zakonisht mungon ose është i dëmtuar. Ky gjen rregullon përhapjen e proteinave të rëndësishme për zhvillimin e trurit, transmeton Koha.net.

Për më shumë se një dekadë, Terry Jo ka hulumtuar dhe eksperimentuar nëpër klinika të ndryshme me shpresën se do të gjente trajtimin e duhur për Sindromën e djalit të saj.

Gjatë kësaj kohe ajo nuk mundi të gjejë kurën për çrregullimin e djalit të saj, megjithëse eksperimentet në minj kanë qenë premtuese.

Terry Jo ka thënë se ajo nuk do të ndalet derisa të vijë dita për shërimin e djalit të saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button