fbpx

Vëtëm Shkupi fiton, humbin Gostivari, Vëllazërimi e Drita

Skuadra e FC Shkupi ka shënuar një fitore të pritur ndaj Napredokut, duke vazhduar të jetë dominues i plotë në Ligën e Dytë dhe kështu nga xhiro në xhiro po i afrohet titullit kampion në këtë ligë dhe kualifikimit në Ligën e Parë.

Që nga fishkëllima e parë e gjyqtarit Albrim Shaqiri, Shkupi filloi të sulmojë portën kundërshtarë, ndërsa pas pesë minuta lojë një krosim i Ardian Nuhiu, Maznov e shndërroi në gol.
Shkupi kishte edhe shumë raste tjera për të shënuar me anë të Maksutit, Zukës,Bajramit, Isenit e Asanit, por që rezultati mbeti i pandryshuar deri pak para se të përfundojë ndeshja.
Besar Iseni tregoi se është një super talent, duke qenë në secilën pjesë të fushës, ai kishte dhe një goditje të fortë në transversale, ndërsa nga afër të njejtën e bëri edhe Goran Stankovski.
Vetëm një minutë para fundit, përsëri këmbëshpejti Nuhiu nga ana e majtë krosi për Bujamin Asanin, i cili me kokë detyroi portierin kundërshtarë Gonovski për herë të dytë ta nxjerrë topin nga rrjeta.

Befasuese kanë qenë disfatat e skuadrës së Vëllazërimit nga Makediniaj Gj.P. në Kërçovë me rezultat 1:0, ndërsa Gostivari ka pësuar fiasko në Manastir në duelin direkt për pozitën e dytë me ekipin e Mlladost CD. Në këtë ndeshje nikoqirët kanë shënuar pesë gola në portën e Gostivarit, edhe Drita nuk ka arritur të bëjë asgjë më shumë se të pësojë disfatë në duelin me Eurmolik, ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1:0.

Rezultatet: Shkupi – Napredoku 2:0, Mlladost CD – Gostivari 5:0, Vëllazërimi – Makedonija Gj.P. 0:1, Euromilk – Drita 1:0. Nësër Kozhuf – “Skopje”.
Tabela: Shkupi 42 pikë, Mlladost 30, Gostivari 29, Makedonija Gj.P. 26, Vëllazërimi 24, Erumilk 24, “Skopje 23 (-1), Kozhuf 22 (-1), Drita 17, Napredoku 9 pikë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button