Nedved zbulon: PSG ka bërë ofertë për Pogba

Çështja Pogba merr një tjetër kthesë, larg trajektores që e mban të lidhur me Juventusin dhe e afron me Parisin. Informacionet për nisjen e bisedimeve mes PSG dhe klubit bardhezi vijnë nga Franca.

Këtë e konfirmon edhe drejtuesi Pavel Nedved, sipas të cilit, palët janë ulur në nje tryezë të përbashkët në Montecarlo. Në këtë pikë, Juventusi ka në plan një ide të qartë…të fitojë sa më shumë nga shitja e talentit francez.

“Paris Saint Germain na ka bërë një ofertë zyrtare”, thekson Nedved në një intervistë dhënë për të përditshme “Le Parisien”.

Lajme të ngjashme

Back to top button