Lëvizja BESA: Përshëndesim Kongresin e Lëvizjes për Reforma në PDSH, keqardhje që nuk mundëm të ishim në Tetovë

Afrim Gashi nga Lëvizja Besa e përshëndet mbajtjen e Kongresit të Lëvizjes për Reforma në PDSH dhe uron që Lëvizja vërtet të arrijë ta reformojë PDSH-në.

“Lëvizja BESA e përshëndet mbajtjen e Kongresit të Lëvizjes për Reforma në PDSH dhe uron që Lëvizja vërtet të arrijë ta reformojë PDSH-në. Megjithëse kishim dëshirë sot të marrim pjesë në këtë kongres, për shkak të disa detyrimeve të paanulueshme, nuk kishim mundësi të jemi të pranishëm aty. Dhe, ndonëse nuk e kishim konfirmuar se do të marrim pjesë sigurisht – siç shpejtuan të informojnë disa portale – përsëri shprehim keqardhje që nuk mundëm të ishim sot në Tetovë në këtë tubim”, shkruan Afrim Gashi, zëdhënës i Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Back to top button