Haradinaj: Fajtor për situatën e rëndë në vend është Hashim Thaçi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka hapur solemnisht procesin e brendshëm zgjedhor.

Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, duke kritikuar partitë në pushtet, ka thënë se janë bashkuar për të menduar se si të nxirret vendi nga kriza.

Haradinaj, ka thënë se përgjegjësi për gjithë të këqijat në vend i ka Hashim Thaçi, raporton televizioni Tribuna Channel.
Sipas tij, politika duhet të ekzistojë që t’i drejtojë njerëzit e jo, vendimmarrësit të punojnë për interesa të tyre personale.

I, pari i AAK-së, kërkoi nga qytetarët që mos të shesin votat e tyre, sepse kjo vetëm sa po përkeqëson edhe më tutje vendin.

Haradinaj ka përzgjedhur këtë ditë për të ndarë mirënjohje për të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button