Renova mori vetëm një pikë ndaj Sileksit

Renova ka barazuar në ndeshjen kundër Sileksit, edhe pse gjatë gjithë ndeshjes ka qenë dominues në këtë duel dhe shumë pak është dashur që të merr pikët e plota.
Skuadra e Qatip Osmani ka vazhduar serinë pa disfatë, por duke u ndalur në fitore. “Gjipspunuesit” pjesën e parë e përfunduan pa shënuar gol, e që ndeshja përfundoi baras 0:0, por që në fillim të pjesëës së dytë, në minutën e 49’, ishte Mishkovski ai i cili i dha epërsinë. Kur po afrohej fundi i ndeshjes, Renova ndëshkohet në 72’, kur Velinov barazoi rezultatin.
Me këtë pikë të fituar Renova ka mbetur në pozitën e 4-të me 33 pikë, tri më shumë se Sileksi që është një pozitë më pas.
Në ndeshjen tjetër edhe Rabotniçki dhe Bregallnica kanë luajtur baraz, ndërsa në këtë ndeshje nuk u prekën rrjetat e dy portierëve. Kështu kampioni aktual ka mbetur në pozitën e dytë me 45 pikë, ndërsa Bregallnica është e parafundit me 18 pikë. Ndeshjen e radhës Renova do ta lujë kundër Metalurgut. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button