Partia DOM po ja kthen shpinën VMRO-së

Liljana Popovska, kryetarja e partisë për ripërtëritje demokratike theksoi se po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së partneritetit me VMRO-në, ndërkohë që theksoi se ka përqafuar opsionin e qeverisë kalimtare si mënyrë e vetme për daljen e vendit nga kriza. Me këtë partitë e koalicionit qeveritar fillojnë t’ia kthejnë shpinën Gruevskit

Partia e Popovskës pas mbledhjes së komitetit qendror, i bëri thirrje kryeprokurorit Marko Zvërlevski për dorëheqje urgjente.

“Partia për ripërtëritje demokratike konsideron se zgjidhja e krizës politike duhet të zhvillohet përmes dialogut mes pushtetit dhe opozitës, përmes proceseve paralele gjyqësore dhe politike. Të fillojë me dorëheqjen e Prokurorit publik, hyrjen e opozitës në parlament dhe zgjedhjen e prokurorit të ri me konsensus politik. RDM fillon konsultime të gjera me anëtarësinë përmes mbledhjeve me organizatat lokale për të ndërtuar qëndrim rreth veprimit të mëtejshëm”, tha Liljana Popovska, kryetare e partisë për ripërtëritje demokratike.

Popovska dënoi vendimin e fundit gjyqësor ku 7 të dyshuarit sipas saj të pafajshëm, u dënuan me 31 vjet burg, në rastin “Muzeu i Maqedonisë”, anëtarë të kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button