Taravari: PDSH-ja nuk mund të bëhet pronë private

Arben Taravari tha se PDSH është partia jonë e parë e themeluar nga Arbër Xhaferi dhe ajo nuk mund të bëhet pronë private.
Arben Taravari njëri ndër iniciatorët e Lëvizjes për Reforma të PDSH-së sot para të pranishme në kongres tha se 12 mijë anëtarë dhe 250 nëndegë janë bërë vetëm për 50 ditë ku interesimi është tepër i madh për të reformuar PDSH-në.
“Edhe pse ekzistojnë skepticizëm, ne ja arritëm. 12 mijë anëtarë të rregullt vetëm për 50 ditë, 250 nëndegë, të gjitha degët me plotë interes për tu anëtarësuar, puna jonë nuk mbaron këtu, anëtarësimet vazhdon edhe pas kongresit. Se arritëm të gjejmë plot 12 mijë bura e gra, që do ti tregojnë këtij populli se politika do të jetë edhe e ndershme” tha Taravari, transmeton TetovaSot.
Ai gjithashtu tha se ka qengja që mendojnë se janë luan, por ka edhe luan që sillen si qengja.

“Ka ardhur koha që të lëmë kopshtin zoologjik, dhe të bëjmë politikën, për të ushqyer fëmijët tanë më bukë dhe ajër të pastër. PDSH-ja është partia jonë e parë, askush nuk mund ta marrë peng atë, partia nuk ka pronar, themeluesi i saj ishte Arbër Xhaferi, mësuesi ynë burri inteligjent me vizion të qartë për një jetë më të mirë”, u shpreh Taravari

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Tash shqiptarët në Maqedoni me kongresin e Lëvizjes pë reforma në PDSH e Arbër Xhaferit simbolit të dhe ideologut të shqiptaris në krejt trojet shqiptare.Qeveria Gruevski në ikje dota pengon këte lëvizje por me këte vetëm do tja rit rejtingun.Tash do të kemi një opozitë të fuqishme ku skenës politike në Maqedoni i ka munguar.Kjo parti do ti bashkojë të gjitha partit opozitare shqiptare që synim kanë avancimin dhe përparimin e të drejtave të shqiptarve , dhe shumë gjëra do të ndryshojnë nga uzurpusit Ahmeti dhe Thaci në Maqedoni

Back to top button