Raporti i OKB-së: Bota rrezikon pakësimin e ujit

Në 15 vitet e ardhshme, bota mund të vuajë mungesën e ujit, nëse nuk ndryshohet mënyra e përdorimit të tij.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, “humbja mund të shkojë deri në 40%, pasi shumë rezerva të ujërave nëntokësore po zvogëlohen.

Ndërkaq, reshjet pritet të shndërrohen në fenomen të paparashikueshëm, për shkak të ndryshimeve klimatike. Në rast se ritmi aktual nuk ndryshon, bota do të ketë 60% më pak ujë në vitin 2030”, thuhet në raport. /Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button