Shkodër, ndalohen 81 emigrantë klandestinë, synonin Malin e Zi

Policia Kufitare e Shkodrës ka ndaluar në orët e para të mëngjesit të së shtunës 81 shtetas të huaj kryesisht nga Siria, të cilët tentonin të kalonin në mënyrë ilegale kufirin për në Mal të Zi.

Sipas burimeve nga policia mësohet se rreth orës 01:30 minuta pas mesnate në afërsi të  pikës kufitare në Han të Hotit  shërbimet e policis kufitare kanë ndaluar një automjet tip kamionçinë në të cilin ndodheshin brenda 81 shtetas të huaj, nga ku 54 prej tyre nga Sira, 16 shtetas nga Mali, 6 shtetas nga Gana, 3 shtetas nga Haiti dhe 2 shtetas nga Motojate.

Nga verifikimet e bëra është konstatuar se shtetasit në fjalë kanë hyrë në mënyrë ilegale në vendin tonë dhe po në mënyrë ilegale po tentonin të kalonin kufirin në Han të Hotit, për në Mal të Zi.

Ndërsa drejtuesi i kamioncinës shtetasi Gentian Gjonaj nga Laçi është ndaluar nga policia dhe ndaj tij tashmë ka nisur procedimi penal për trafikim të qënieve njerzore. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button